Këshilli i qytetit të Veronës i hoqi titullin “Qytetar Nderi” Roberto Savianos në seancën e djeshme, e cila i ishte dhënë shkrimtarit në 2008-n. Propozimi, i paraqitur nga këshilltari i “Lega Nord” Alberto Zelger dhe i nënshkruar nga 9 këshilltarë të tjerë, përfshirë presidentin i Këshillit të qytetit, Ciro Maschio (FdI), u miratua me 20 vota pro, 7 abstenim dhe një kundër.
Ndër arsyet e heqjes së titullit të nderit, të propozuar një vit më parë, ishte mungesa e falënderimit nga Saviano për Bashkinë e Veronës dhe fakti që ai kurrë nuk shprehu dëshirën për të ardhur dhe për ta tërhequr atë.
Për më tepër, Zelger motivoi revokimin me lavdërime për Carola Rackete dhe “shprehjet e përsëritura të përbuzjes kundër ish-ministrit Matteo Salvini me fraza të shpifura”.