Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon tha sot se ka ardhur koha që krahina britanike të bëhet një komb i pavarur europian, menjëherë pas përfundimit të marrëveshjes tregtare postBrexit midis Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian.
“Brexit po vjen kundër vullnetit të popullit të Skocisë, i cili votoi me 62 % kundër largimit nga BE”, shkroi ajo në Twitter.
“Është koha për të skicuar të ardhmen tonë si një komb i pavarur europian”, shtoi kryeministrja pro pavarësisë nga BM, ndërkohë që Londra ia mohon Skocisë një referendum të ri për pavarësinë.
Sturgeon theksoi se asnjë marrëveshje nuk mund t’ia kompensojë kurrë Skocisë atë që i merr Brexit.