Stërlina britanike regjistroi një humbje të lehtë në fitimet e saj ndaj dollarit dhe euros pas njoftimit të marrëveshjes tregtare postBrexit midis Londrës dhe Brukselit.
Pavarësisht se investitorët parashikuan shumë dhe “vunë baste” për javë të tëra në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje para fundit të periudhës së tranzicionit, lëvizja e monedhës britanike mbeti e kufizuar pas njoftimit zyrtar.
“Ky është shembulli i përsosur i blerjes së thashethemeve për t’u shitur, kur dalin lajmet”, tha Naeem Aslam, analist në “Ava Trade”.
“Stërlina ka një vlerë shumë të lartë, ne nuk jemi më pjesë e BE-së dhe një monedhë më e ulët do të ishte e mirë për ekonominë, duke rritur eksportet”, shtoi ai.
Sot, rreth orës 15:40 GMT, stërlina fitoi dobët ndaj euros, me + 0,36% (90,01 pens për një euro) dhe +0,35% ndaj dollarit (1,3541 dollarë për një stërlinë).
Ndërsa periudha e tranzicionit postBrexit përfundon më 31 dhjetor, një dalje nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje do të kishte qenë katastrofike për ekonominë e BM-së.