Bota Mbërrijnë në ditën e Krishtlindjes dozat e para të vaksinës në Itali

Mbërrijnë në ditën e Krishtlindjes dozat e para të vaksinës në Itali

Në ditën e Krishtlindjes italianët gëzojnë dhe mbërritjen e dozave të para të vaksinës anti Covid. Mediat italiane bëjnë me dije se mesditën e së premte në vendin fqinj kanë mbërritur 9,750 dozat e para të vaksinës anti- Covid të Pfizer-BioNTech.

Dozat e para të vaksinës anti Covid janë drejtuar direkt për në spitalin Spallanzani të Romës.

Operacioni për të transportuar vaksinat Pfizer–BioNTech nga fabrika në Belgjikë për në vendet e Bashkimit Europian po kryhet nën mbikëqyrjen e lartë të policisë dhe shërbimeve sekrete. Kamionë frigoriferikë po largohen nga fabrika dhe po nisen nën shoqërimin e policisë drejt vendeve anëtare.

Nën temperaturën -70 gradë vaksinat mund të rezistojnë deri në 35 ditë.

Procesi i vaksinimit të popullatës do të nisë nga 27 Dhjetori, që është edhe dita e përcaktuar në të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Një fushatë vaksinimi më e gjerë do të nisë në fund të Janarit.