Aktualitet Grabiti çiftin që bënin dashuri në makinë, në pranga 27-vjeçari

Grabiti çiftin që bënin dashuri në makinë, në pranga 27-vjeçari

Një lajm i pazakontë vjen nga Lushnja, ku një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka kërcënuar dhe ka grabitur një çift të rinjsh.

Fabjol Dedej ka dalluar një automjet të parkuar në tokat e tij, ku ka gjetur një çift të rinjsh që bënin dashuri në makinë.

Nën kërcënimin e thikës ai i ka kërkuar të largohen dhe i ka marrë me dhunë një çantë dhe sendet personale.

Këta të fundit pas ngjarjes kanë njoftuar policinë e cila arriti të identifikojë dhe ndalojë 27-vjeçarin.