Viti 2020 ndryshoi shumë rregulla dhe rutinën e gjithsecilit. Për shkak të pandemisë, shumë prej nesh u detyruan të punojnë nga shtëpia.
Por, sipas një studimi, ka rezultuar se ata persona që punojnë nga banesa dhe kanë kafshë shtëpiake, janë më të lumtur.
Studimi i bërë nga Cats Protection përfshiu në anketim 700 persona të cilët mbajnë kafshë shtëpiake. Nga të intervistuarit, 63% e tyre thanë se shoku me 4 putra i qetësonte, ndërsa 56% u shprehën se ndihen më pak të vetmuar nën shoqërinë e kafshëve shtëpiake.
4 nga 10 persona pranuan se i tregonin kafshës së tyre problemet që kanë me punën.
Por çfarë i bën kafshët shtëpiake kaq të dashura për ne, veçanërisht kur jemi duke punuar nga shtëpia? Një psikologe e sjelljes, ka thënë se kafshët shtëpiake krijojnë një ndjenjë të normalitetit dhe jetës.
Psikologia Jo Hemmings beson gjithashtu se edhe kafshët shtëpiake janë më të lumtura tani që pronarët e tyre po punojnë nga shtëpia dhe kalojnë më shumë kohë bashkë.