Në fillim të këtij viti u njoftua që Tom Cruise në partneritet me Space X të Elon Musk dhe NASA-n do të xhironte një film në hapësirë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) me regji të Doug Liman.
Ndërsa Rusia shpreson të mundë Hollywood-in, pasi ata kanë njoftuar se po kërkojnë një aktore për të luajtur në një film artistik të vendosur në hapësirë në tetor 2021.
Agjencia Ruse e Hapësirës Roscosmos, Channel One Russia dhe Yellow, Black and White studio duhet të xhirojnë filmin e parë në hapësirë, me kusht që ata të shkojnë para Tom Cruise.
Nuk dihet shumë për projektin, por kjo pritet të popullarizojë aktivitetet hapësinore ruse.
Një pjesë e filmit do të përfshijë një fluturim në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës dhe ata aktualisht janë në kërkim të një aktoreje. Në njoftimin e kastit thuhet se aplikantët nuk duhet të jenë aktore profesioniste, por se nevojitet një “superheroinë e vërtetë”.
Aplikantët duhet të jenë shtetas rusë midis moshës 25 dhe 40 vjeç, diku mes 150 dhe 180 cm të gjatë, të peshojnë midis 50 dhe 70 kg dhe të kenë një “perimetër gjoksi” deri në 112 cm. Dhe jo vetëm kaq, ata duhet të jenë në gjendje të “vrapojnë 1 km në tre minuta e gjysmë ose më pak, të notojnë 800 metra në 20 minuta dhe të hidhen nga një trampolinë tre metra me një teknikë mbresëlënëse”.
Ata gjithashtu duhet të kenë të dhëna të pastra kriminale.
Sa i përket filmit hapësinor të Tom Cruise, thuhet se data e përafërt e premierës është tetori 2022, një vit pas Rusisë, por kur bëhet fjalë për botën e Hollywood-it dhe nisjet hapësinore, gjithçka mund të ndodhë.
Tom Cruise aktualisht është në mes të prodhimit të filmit “Mission: Impossible 7”, i cili duhet të dalë në kinema më 19 nëntor 2021 dhe “Mision: Impossible 8” pritet më 4 nëntor 2022.