Preferoi që të qëndronte për disa kohë pushim, por ndoshta as vetë Massimiliano Allegri nuk e kishte menduar që këto pushime do të zgjasnin kaq shumë. Një kalim tek PSG dukej i mundshëm, por tashmë kjo pistë ka rënë, pasi sheikët e klubit parizien kanë përzgjedhur Pochettinon. Gjithsesi emri i Allegrit vazhdon të përmendet në ligat më të rëndësishme dhe tashmë duket se Premier League do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
Manchester United ishte një prej klubeve që e ka kërkuar, por tashmë që “Djajtë e Kuq” po kalojnë një moment të mirë, ka bërë që Solskjaer të vazhdojë e drejtojë ekipin, ndërkohë që po në Premier League Arsenali është klubi i radhës që kërkon Allegrin. Arteta është një hap larg shkarkimit për shkak të formës së dobët po përjetojnë në kampionat, 14 ndeshje në kampionat për topçinjtë e Londrës, 14 pikë të grumbulluara dhe vetëm 4 fitore. Shumë pak për ambiciet e Arsenalit. 12 gola të shënuar në total e bëjnë sulmin e topçinjve më të dobtin që ka Premier League. Ndërkohë klubi rrezikon dhe rënien me këto rezultate.
Drejtuesit kërkojnë një trajner që të rikthejë suksesin te skuadra dhe Massimiliano Allegri është profili i duhur për një skuadër si Arsenali.