Aktualitet “Donin të dilnin nga xhami i pasmë i makinës, por u mbytën...

“Donin të dilnin nga xhami i pasmë i makinës, por u mbytën të dy”, çfarë thotë dëshmitari i aksidentit tragjik

Ndrue Preçi 62 vjeç dhe Pashke Malçi 61 vjeçe humbën jetën në një aksident tragjik mëngjesin e kësaj të hëne në aksin Levan-Qarr në Fier.

Makina tip Toyota humbi kontrollin dhe ra në një kanal uji. Dyshohet se viktimat humbën jetën si pasojë e mbytjes.

Njëri nga dëshmitarët ka thënë se kishte parë dy të aksidentuarit që tentonin të dilnin nga xhami i pasmë i makinës, por fatkeqësisht nuk mundën dhe humbën jetën.

Automjeti u nxor nga kanali i ujit me ndihmën e një zetori. Drejtuesi i zetorit, që tërhoqi makinën tip Toyota, ka treguar detaje të kësaj ngjarje të rëndë.

“Aksidentin nuk e pashë. Mua më mori në telefon njëri B.H. këtu, hajde me zetor tha, se është mbytur një makinë tha. Vij brenda 10 minutash këtu te vendi i ngjarjes. Pasi vij, takoj një Haki, nuk e di mbiemrin. Ku është makina? Ka rënë brenda në ujë. Po personat ku janë? Janë brenda, tha ai. Marr papagallin e zetorit, e godas xhamin e pasmë edhe i vë litarin makinës, e nxjerrim lart pastaj. Personat ishin mbytur. Në momentin që ky Hakiu. ishte këtu, po shikonte që donin të dilnin nga xhami i pasmë, po i binin xhamit tha ai. I thashë pse nuk more një gurë që ta thyeje që të dilnin? Viktimat mund të kenë ngatërruar rrugën, janë kthyer tek kjo rrugë”, thotë drejtuesi i zetorit.

Policia po punon për zbardhjen e këtij aksidenti të rëndë.