Cristiano Ronaldo është zgjedhur “Lojtari i shekullit” nga Globe Soccer Award 2020. Pas ceremonisë ai foli edhe për djalin e tij Cristiano Jr.
Ylli portugez theksoi se ai nuk do të ndërhynte fare në dëshirat e djalit të tij për ta bërë atë futbollist edhe pse shprehet se do ta dëshironte një gjë të tillë.
“Të shohim nëse ai do të jetë një lojtar i shkëlqyer. Ndonjëherë, ai pi “cola” dhe ha patate të skuqura. Kjo më shqetëson dhe ai e di që ka potencial. Ai është një djalë i fortë, është i shpejtë, ai driblon mirë, por ende nuk ka bërë asgjë. Unë i them çdo herë: duhet shumë përkushtim, punë e madhe.
Unë i rekomandoj që ta bëjë rutinë, të bëjë dush me ujë të ftohte për t’u rikuperuar dhe ai ankohet, por unë e kuptoj, ai është vetëm 10 vjeç. Nuk do t’i bëj fare presion, nuk do të bëj asgjë për ta bërë atë futbollist. Sigurisht që do të doja që të bëhej, por ai do të vendosë vetë për të ardhmen e tij”, tha Cristiano Ronaldo.