Bota Britania e Madhe aprovon vaksinën e Oksfordit

Britania e Madhe aprovon vaksinën e Oksfordit

Vaksina e koronavirusit e krijuar nga shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit dhe kompania AstraZeneca është aprovuar për përdorim masiv në Britaninë e Madhe.

Sipas autoriteteve shëndetësore, pas miratimit të kësaj vaksine shënohet një pikë kthese në luftën kundër pandemisë dhe do të rikthehet jetesa normale.

Britania e Madhe ka porositur 100 milion doza nga prodhuesi AstraZeneca, të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz, pasi një qytetar do të marrë dy doza në një periudhë të shkurtër kohore.

Miratimi nga rregullatori i ilaçeve do të thotë që vaksina është e sigurt dhe efektive. Vaksina Oksford-AstraZeneca u krijua në muajt e parë të vitit 2020, dhe është testuar tek vullnetari i parë në Prill dhe që atëherë ka kaluar nëpër prova klinike në shkallë të gjerë që përfshijnë mijëra njerëz.

Kjo është vaksina e dytë që aprovohet në Mbretërinë e Bashkuar pas vaksinës Pfizer-BioNTech iu dha e drejta për përdorim masiv në fillim të Dhjetorit.

Vaksina Oksford-AstraZeneca është e lirë dhe prodhohet lehtë në masë, ndaj dhe mendohet se vaksinimi i qytetarëve do të bëhet për një periudhë kohore të shkurtër.