Bota Pas Sorosit, Gruevski e kap edhe me hoxhallarët shqiptarë: Më rrëzuan nga...

Pas Sorosit, Gruevski e kap edhe me hoxhallarët shqiptarë: Më rrëzuan nga pushteti

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski ka akuzuar hoxhallarët se kanë bërë fushatë kundër partisë së tij para zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

“Në këto zgjedhje edhe pse themi se ishin demokratike, ju kishte paraprirë një ndikim serioz nga jashtë që të dobësohen pozitat e VMRO DPMNE-së. Faktorë të ndryshëm nga jashtë kishin punuar që t’i ndihmojnë LSDM-së. Një pjesë është bërë nëpërmjet mediave, kurse një pjesë tjetër ishte bërë nga një hoxhë në tjetrin. Tani është moderne tek shqiptarët që të jesh kundër VMRO-DPMNE-së”, ka thënë Gruevski.

Gruevski ka thënë se nuk do t’i ndihmojë më në të ardhmen kandidatët shqiptarë në zgjedhje lokale..

Më tej, Gruevski ka sulmuar të ashtuquajturat prej tij “media të Sorosit”

“Mediat e Sorosit dhe partitë shqiptare ma kanë nxirë fytyrën para shqiptarëve. Politikanët shqiptarë, nga paaftësia e tyre më sulmojnë mua publikisht dhe thonë që VMRO nuk ka lejuar diçka të ndërtohet. Ne kemi lejuar të bëhen gjëra logjike, gjithnjë. Kam gabuar që nuk kam dalë më shpesh nëpër mediat shqiptare. Sepse unë kam qenë shumë i mirë edhe për shqiptarët edhe për maqedonasit”, tha mes tjerash Gruevski.

Ai edhe një here ka përsëritur kërkesën e tij se është për zgjedhje të parakohshme parlamentare që do të mbaheshin së bashku me ato lokalet.