Bota Sondazhi: Boris Johnson humbet shumicën, madje edhe mandatin e vet në Parlament

Sondazhi: Boris Johnson humbet shumicën, madje edhe mandatin e vet në Parlament

Agjencia “Reuters” raportoi dje për të dhënat e një sondazhi sipas të cilit parashikohet se kryeministri britanik, Boris Johnson mund të humbasë shumicën në zgjedhjet e ardhshme, por madje edhe vendin e tij në Parlament.

Sondazhi e lidh këtë rënie me mënyrën sesi Johnson menaxhoi pandeminë, ndërkohë që vihet në dukje edhe fakti se askush prej dy partive kryesore nuk do të jetë në gjendje të fitojë si shumicë.

Sipas të dhënave të mbledhura nga pyetja e 22 000 njerëzve, konservatorët aktualisht në pushtet do të humbasin 81 vende në Parlament, duke mbetur me 284 vende ndërkohë që Laburistët mendohet se mund të arrijnë në 282 vende. Partia Nacionaliste Skoceze parashikohet të marrë 57 nga 59 vende në Skoci, duke u shndërruar në faktorin përcaktues për krijimin e qeverisë. Po kështu Johnson rrezikon mandatin e vet në Uxbridge, në perëndim të Londrës.

Këto rezultate, nëse do të konfirmohen, do të sinjalizonin probleme me kohezionin e Mbretërisë, edhe kështu tronditur nga pandemia që ka marrë jetët e 74 mijë njerëzve.