Aktori i njohur Xhemil Tagani është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare. Ai do të mbahet mend për rolet e shumta në teatrin dhe kinematografinë shqiptare.
Tagani u lind në 6 Shkurt të vitit 1945. Që në moshë të hershme u dallua për zërin e tij karakteristiku dhe interpretimin profesional të karaktereve.
Tagani filloi punë si aktor në vitin 1968 në Teatrin Popullor dhe mbeti pjesë e këtij institucioni derisa doli në pension.
Ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.
Ai ka interpretuar mjaft role të dyta dhe episodike. Ai shquhej për aftësitë për të krijuar karaktere të mevëtësishme. Ai ka marrë pjesë në disa filma dhe shfaqje si “Fytyra e dytë”, “Nën dritat e skenës”. “Duke u gdhirë viti 145”, “Monserrati”, etj.