Bota Mitsotakis bën disa ndryshime në kabinetin qeveritar

Mitsotakis bën disa ndryshime në kabinetin qeveritar

Kyriakos Mitsotakis ka bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Mes ndryshimeve kryesore të bëra këtë të hënë ishte transferimi i Kostis Hadzidakis si ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale. Vendin e tij në Ministrinë e Energjisë dhe Mjedisit do ta marrë anëtari i parlamentit Kostas Skrekas.

Ndryshime edhe sa i përket Ministrisë së Brendshme. Këtë dikaster do ta drejtojë Makis Voridis, ndërkohë që zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas do të bëhet zëvendësi i tij. Spilios Livanos do të marrë vendin e Voridis në Ministrinë e Agrikulturës.

Megjithatë në disa prej ministrive më kyçe nuk do të ketë lëvizje. Ministri i Financave, Christos Staikouras apo edhe ai i Punëve të Jashtme Nikos Dendias nuk do të largohen nga detyra, por do ta vazhdojnë atë. Kabineti i ri do të betohet të martën.