Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, lidhur me akuzat për projektin e njohur si “Lungomare 2”. Në një postim në mediat sociale, Rama shkruan se Presidenti po mban projektin të bllokuar për një autorizim formal, ndërsa e cilëson si qesharak reagimin e Presidencës.
“Ilir Meta thotë se realizimi i një projekti të hartuar prej kohësh për infrastrukturën turistike të Vlorës qenka “qëllim selektiv elektoral”, prandaj ai e mbaka bllokuar prej muajsh autorizimin formal për marrjen e financimit të siguruar nga Fondi Saudit! Të qash e të qeshësh!”, shkruan kreu i qeverisë.
Më tej ai shton se projekti është gati, financimi është gati por tani të gjithë sipas Kryeministrit duhet të presin Ilir Metën.
“Projekti gati, financimi gati, por ndërhyrja transformuese përgjatë segmentit Vlorë-Orikum dhe banorët, sipërmarrësit, turistët e asaj zone duhet të presin Ilir Metën! Kam pritur me durim e do presim edhe pak që Ilir Meta të lexojë sqarimet që i kemi nisur, para se të flasim me Vlorën!”, përfundon reagimin e tij numri një i qeverisë.
Më herët zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, tha se Ilir Meta po zbaton vetëm ligjin dhe Kushtetutën