Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur deklaratave të Presidentit Ilir Meta, që në një postim në Facebook shkruante se nga Shqipëria janë larguar profesionistët.
Këto deklarata, Rama i konsideron propagandë dhe të pavërteta. Kryeministri gjen rastin të thotë se më 25 Prill, ish-partia e Presidentit Meta, LSI, duhet të nxirret jashtë sistemit politik.
“Propaganda me largimet e shqiptarëve është një shëmti e madhe, që tregon karakterin e natyrën e vërtetë të opozitarëve tanë! A thua se Iliri, Saliu apo Luli e Monika nuk ishin në pushtet me vite të tëra dhe po këta do t’i kthejnë shqiptarët nga rruga, me kallamin e tyre magjik! Por një raport me të dhënat e 5-6 viteve më parë, i përdorur për politikë kundër qeverisë sot nga Presidenti i Republikës, është fiks argumenti pse shqiptarët në 25 prill duhet ta shqelmojnë jashtë organizmit politik të Shqipërisë ndërmarrjen private të LSI-së! Çfarë degradimi”, shkruan Rama në Twitter.