Emiri i Katarit, Sheik Tamim bin Hamad al-Thani, u mirëprit në qytetin historik të Al-Uli nga vetë sundimtari saudit, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, një shenjë tjetër pajtimi ky mes dy vendeve, orë pas vendimit të Riadit për hapjen e pikave kufitare me Katarin pasi afro tre vitesh bllokadë
Muhamed bin Salman e mirëpriti Emirin në krahët e tij, pasi njoftoi se mbretëria do të hiqte embargon për Katarin.
Mbërritja e emirit të Katarit në Al-Ulu u transmetua drejtpërdrejt në televizionin shtetëror saudit, ndërsa media e Katarit mirëpriti “përqafimin e ngrohtë” përpara samitit të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit.
Ky është takimi i parë i liderëve të të dy vendeve pas 5 dhjetorit 2017, kur marrëdhëniet midis Katarit dhe 4 vendeve arabe me në krye Saudinë, u përkeqësuan.
Para samitit, Arabia Saudite njoftoi se do të rihapë kufijtë e saj me Katarin përmes Kuvajtit, gjë e cila duhet të zyrtarizohet në samitin e 41-të të Gjirit.
Marrëveshja midis Katarit dhe Arabisë Saudite është një tjetër në një seri marrëveshjesh të nënshkruara muajt e fundit që synojnë normalizimin e marrëdhënieve në rajon.
Mohammed bin Salman tha se samiti i 41-të i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit do të përqendrohet në krijimin e një fronti të bashkuar që do të forcojë paqen dhe prosperitetin në rajon, shkruan France24.
Akuzat e Arabisë Saudite se Doha mbështetet nga grupe terroriste shkaktuan ndërprerjen e të gjitha lidhjeve diplomatike, tregtare dhe të udhëtimit në 2017.
Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti ndërprenë lidhjet me Katarin në qershor 2017, duke akuzuar vendin për financimin e grupeve “terroriste” dhe se ishte shumë afër Iranit.
Pas ndërprerjes së marrëdhënieve, katër shtete lëshuan një listë me 13 kërkesa kundër Katarit, përfshirë atë të mbylljes së Rrjetit të Medias Al Jazeera.
Katërshja, e udhëhequr nga sauditët, më pas detyroi shtetasit e Katarit që jetonin në këto vende që të largoheshin prej tyre, pasi mbyllën hapësirën ajrore për linjat ajrore të Katarit dhe bllokuan portet dhe kufijtë e saj.
Ndërkohë, bllokimi nuk dha efektet që mendohej. Katari nuk pranoi asnjë kusht dhe, duke u mbështetur te Turqia i rezistoi privimeve të shumta, diç pretendohet nga Doha, duke u fuqizuar akoma dhe më tepër, ekonomikisht, por sidomos ushtarakisht