Anthony Hopkins festoi në rrjetet sociale 45 vitet e tij esëll. Aktori i famshëm ka folur gjithmonë për problemet e tij të mëdha me pijen, duke u shprehur se ishte në prag të shkatërrimit nga alkooli.
Me anë të një videoje, ai ka dashur që t’i japë forcë të gjithë atyre që vuajnë nga kjo varësi: “Mos u dorëzoni, duroni. Tregohuni të fortë dhe forca të mëdha do t’ju ndihmojnë në luftën tuaj”.
Më tej, Hopkins tregoi eksperiencën personale: “Unë po shkatërrohesha. Po pija pa pushim, isha duke vdekur. Dikush më pyeti nëse doja të jetoja apo të vdisja. I thashë që doja të jetoja dhe papritur u lehtësova. Jeta ime ishte e pabesueshme që nga ajo ditë”.