Kosova Hoti: Siguruam mbi 500 mijë doza nga “Pfizer”, 20 mijë qytetarë do...

Hoti: Siguruam mbi 500 mijë doza nga “Pfizer”, 20 mijë qytetarë do të vaksinohen brenda ditës

Dozat e para të vaksinave në Kosovë pritet të vijnë në muajin shkurt, ku prioritet për vaksinim do të kenë punonjësit e shërbimit shëndetësor, personat mbi 65 vjeç dhe grupet e riskut. Këtë e bëri të ditur kryeministri në Detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti gjatë një prononcimi për mediat të mbajtur bashkë me

Hoti tha se është lajm i mirë rënia e numrit të të infektuarve me Covid-19. Teksa bëri të ditur se do të vazhdojnë të mbajnë në fuqi masat e ndërmarra më parë, deri në hapjen graduale gjatë javëve në vijim. Kreu i ekzekutivit ka prezantuar me këtë rast strategjinë e imunizimit kundër COVID-19, ndërsa shtoi se është bërë një punë e madhe për të përgatitur këtë strategji, e cila do të kalojë shpejt në komitet dhe pastaj do të shkojë edhe në qeveri.

“Kapaciteti ditor është që të vaksinohen rreth 20 mijë qytetarë brenda ditës dhe kjo na jep komoditet që të vaksinojmë pjesë të konsiderueshme të qytetarëve brenda kohës. Nga Pfizer janë 535 mijë vaksina, me Austrinë për 600 mijë vaksina, 720 mijë vaksina nga Covax. Presim që vaksinat e para të vijnë në shkurt”, u shpreh Hoti.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shpreh se pa mbështetjen e kryeministrit Hoti nuk do të mund të konkretizohej në këtë mënyrë çështja e vaksinave. Ai bëri të ditur se nga Covax do të marrin vaksina falas rreth 360 mijë qytetarë.

“Dje kemi marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për 500 mijë vaksina, të cilat në Kosovë do të arrijnë në muajin shkurt”, tha ai teksa shtoi se përkundër skeptikëve, kanë arritur të sigurojnë edhe vaksinat për gripin sezonal.