Bota Fitorja historike e një pastori në Xhorxhia, demokratët afër kontrollit të Senatit

Fitorja historike e një pastori në Xhorxhia, demokratët afër kontrollit të Senatit

Ajo që pritej nga shumë amerikanë po ndodh në Xhorxhia, një nga shtetet qe ka votuar ngaherë kundër demokratëve, pritet të kthehet në ngjyrë blu, duke ndryshuar edhe ngjyrën e dhomës së Senatit që do të ishte lajmi i mirë për Joe Biden president.

Demokrati Raphael Warnock mundi republikanen Kelly Loeffler në një betejë për një nga dy vendet e lira të mbetura në Senatin amerikan nga shteti i Xhorxhias, sipas një parashikimi të Associated Press, që do të thotë se demokratëve u duhet dhe një tjetër vend për të marrë kontrollin e Senatit.

Në një garë shumë të ngushtë, Warnock pas 98 përqind të votave të numëruara ka mbështetjen e 50.5 përqind dhe Loeffler 49.5 përqind të votuesve.

Warnock është një pastor i vjetër në Kishën Baptiste Ebenezer në Atlanta, i njëjti nga i cili erdhi ish-udhëheqësi i të drejtave të njeriut Martin Luther King.

Nëse rezultatet nuk ndryshojnë, ai do të bëhet senatori i parë afro-amerikan nga Xhorxhia.

Demokrati Jon Ossoff dhe republikani David Perdue po luftojnë për vendin e dytë nga Xhorxhia dhe është ende herët të thuhet se kush mund të fitojë.

Ky raund i zgjedhjeve në Xhorxhia vendos për kontrollin mbi Senatin amerikan dhe mundësinë e Presidentit të zgjedhur Demokrat Joe Biden për të shtyrë një program legjislativ ambicioz.

Zyrtarët republikanë David Perdue dhe Kelly Loeffler u përballën me sfiduesit demokratike Jon Ossoff, një kineast dokumentar dhe Raphael Warnock.

Reuters raportoi se Perdue dhe Ossoff janë pothuajse të barabartë dhe se numërimi i votave do të vazhdojë të mërkurën.

Vota e fundit e numëruar e përballjes vendos nëse Presidenti i zgjedhur Biden do të gëzojë kontrollin e Kongresit, ose nëse planet e tij të reformës do të përballen me kundërshtim të fortë republikan.

Rezultatet, deri të mërkurën në mesditë

Më shumë rreth rezultateve të këtyre zgjedhjeve duhet të dihen deri në mesditën e së mërkurës, sipas kohës lokale, tha sekretari i shtetit i Xhorxhias Brad Raffensperger natën e së martës vonë për CNN.

Demokratët duhet të fitojnë të dy vendet në Xhorxhia për të marrë kontrollin e Senatit.

Me një fitore të dyfishtë për demokratët, raporti në Senat do të ishte 50-50, gjë që do t’i jepte Zv.Presidentes të zgjedhur Kamali Harris një votë vendimtare.

Demokratët kanë kontroll mbi Shtëpinë e Përfaqësuesve dhe nga 20 janari, ata do të kenë gjithashtu kontroll mbi Shtëpinë e Bardhë, kur Biden të marrë detyrën.

Republikanët kanë nevojë për një fitore për të mbajtur shumicën në Senat, pasi kështu që ata mund të përdorin veton kundër emërimeve politike dhe gjyqësore të Biden-it, si dhe shumë iniciativave të tij në fusha të tilla si programi i ndihmës ekonomike, ndryshimi i klimës, kujdesi shëndetësor dhe gjyqësori.