Mediat britanike raportojnë se një kamerier që vodhi dhjetëra foto dhe medalje të Mbretëreshës Elisabeth në Pallatin Mbretëror u dënua me burg për krimin e kryer
Sipas raportimeve, 37-vjeçari Adamo Canto vodhi foto të firmosura nga Duka dhe Dukesha e Kembrixh dhe një album fotosh nga vizita e presidentit Donald Trump në Britaninë e Madhe, gjatë kohës kur shërbente në Buckingham Palace.
Disa nga sendet e vjedhura vlenin shuma të mëdha parash dhe shumë prej tyre u nxorën në shitje në eBay.
Canto e pranoi se kishte vjedhur Hirësinë e saj dhe për këtë arsye gjykata e dënoi atë me 8 muaj burg.