Kantatuori i njohur shqiptar, Kujtim Prodani humbi jetën për shkak të koronavirusit. Prej disa ditësh ai ishte i infektuar dhe po merrte trajtim mjekësor në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
Pavarësisht ndihmës së mjekëve, Prodani u nda nga jeta në moshën 57-vjeçare. Këngëtari Elton Deda shprehu në “Facebook” hidhërimin e tij për lajmin.
“Mossss! Pse o vëllai jonë? Çfarë gëzimi kishin bisedat me ty, mirësia jote, zotnillëku jot, qytetari ideal… nuk e besoj dot. Nuk të them dot lamtumirë … por të të pres për një birrë kur të duash ti”, shkruan i trishtuar Elton Deda.