Kryesore Kaosi në Uashington, Joe Biden: Kryengritja duhet të marrë fund tani

Kaosi në Uashington, Joe Biden: Kryengritja duhet të marrë fund tani

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka dalë në një konferencë për shtyp pas kaosit dhe trazirave që po ndodhin në Uashington, ku protestuesit kanë hyrë brenda Kongresit amerikan.

Joe Biden tha se ngjarjet që po ndodhin janë në kufijtë e kryengritjes dhe kjo situatë duhet të marrë fund.

“Më lejoni të jem i qartë, skenat e kaosit në Kongres nuk përfaqësojnë atë që jemi ne. Ajo që po shohim është një numër i vogël ekstremistësh të përkushtuar ndaj paligjshmërisë. Kjo nuk është mosdakordësi, është çrregullim. Është në kufijtë e kryengritjes dhe duhet të marrë fund tani.

I kërkoj presidentit Trump që të dalë në televizion që të mbajë betimin e tij ndaj Kushtetutës dhe të kërkojë që kjo kapje e Kapitolit të përfundojë. Është kërcënuar siguria e zyrtarëve. Jam i shokuar që kombi ynë që ishte një fanar ndriçues i demokracisë në botë ka mbërritur deri këtu”, tha Biden.