Sport Dinastia Maldini arrin shifrën 1000, ndeshja e Daniel ndaj Juves ishte historike

Dinastia Maldini arrin shifrën 1000, ndeshja e Daniel ndaj Juves ishte historike

Mbrëmja e së mërkurës nuk ishte shumë e mirë për Milanin, pasi kuqezinjtë regjistruan humbjen e parë pas 27 rezultatesh pozitive në Serie A. Ishte Juventusi i Andrea Pirlos ai që ndali vrullin e “Djallit”, pasi i mposhti 1-3 në “San Siro”.

Përpos humbjes, një tjetër rekord u vendos për Milanin, por në veçanti për familjen Maldini. Trajneri Pioli vendosi t’i jepte disa minuta Danielit dhe e hodhi në fushë në minutën e 81-të të takimit. Kjo ishte ndeshja e gjashtë në Serie A për djalin e Paolos dhe ndeshja e 1.000 në Serie A për familjen Maldini.

Historinë e ka filluar gjyshi i Danieles, Cesare, i cili ka luajtur 347 ndeshje në kampionatin italian. Më pas ishte Paolo me 647 ndeshje duke shkruar historinë e klubit milanez dhe tashmë është djali i tij, i cili po vazhdon atë që gjyshi i tij ka nisur vite më parë.