Shqipëria do të jetë një nga vendet mikpritëse të stërvitjes “Defender 21”, e cila është stërvitja më e madhe e SHBA, por edhe NATO-s për 2021, në kontinentin evropian.
Bëhet fjalë për stërvitjen më të madhe shumëkombëshe, që sipas asaj çka u deklarua vitin e kaluar, do të përqëndrohet në Detin e Zi dhe në Ballkan.
Ministria e Mbrojtjes njofton se tetë mijë ushtarë amerikanë do të mësyjnë Shqipërinë në periudhën fund maji-qershor të këtij viti, ndërkohë që ushtria shqiptare pritet të tregojë “forcën” në organizimin e eventeve të tilla të mëdha.
Ministria e Mbrojtjes, akoma nuk ka nxjerrë sesa do të jetë buxheti që do të vihet në dispozicion të kësaj stërvitjeje shumëkombëshe.
Rreth 4 mijë ushtarë amerikanë do të stacionohen në vendin tonë, ndërsa pjesa tjetër do të zhvendosen në vendet fqinje.