Bota Video/ Kur piloti i avionit kërcënon mbështetësit e Trump-it: Do ju ul...

Video/ Kur piloti i avionit kërcënon mbështetësit e Trump-it: Do ju ul në tokë!

Dy ditë pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kongresin Amerikan dhe krijuan kaos, i cili rezultoi në pesë të vdekur, shumë të plagosur dhe më shumë se 60 të arrestuar, u shfaq një video nga një aeroplan në të cilin udhëtonin pikërisht mbështetës të presidentit aktual amerikan.

Për shkak të sjelljes së tyre, kapiteni njoftoi se do t’i linte në mes të Kansasit nëse nuk fillonin të silleshin si duhet.

Aeroplani i American Airlines ishte i mbushur me mbështetës të Trump-it dhe po fluturonte nga Uashingtoni në Phoenix të premten, 8 janar.

Pasagjerët kënduan dhe shumë thuhet se nuk kishin veshur as maska. Kapiteni kërkoi që ata të silleshin siç duhet, ose do të qëndronin mijëra milje larg shtëpisë.

Një regjistrim i mesazhit të kapitenit u publikua në rrjetet sociale. Sigurisht, mbështetësit e Trump nuk ishin të kënaqur.

“Do të jetë kështu … fluturimi zgjat katër orë e gjysmë për Phoenix. Ne do të zbresim këtë aeroplan në mes të Kansasit dhe do t’ju zbresim…Nuk më intereson. Ne do ta bëjmë nëse është e nevojshme, kështu që veprojmë siç duhet, ju lutem”, tha kapiteni, siç mund të dëgjohet në regjistrim.

American Airlines mbrojti pilotin e saj dhe një zëdhënës i tha New York Post se piloti “theksoi rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve të dhëna nga anëtarët e ekuipazhit dhe ndjekjen e rregullave të detyrueshme për të mbajtur maskë”.

“Në ‘American’ ne e marrim seriozisht sigurinë e udhëtarëve tanë dhe vlerësojmë besimin që ata i japin ekipit tonë për t’u kujdesur për ta gjatë gjithë udhëtimit”, shtoi kompania.