Marrëdhënia e Thomas Strakoshës me drejtuesit e ekipit të Lazios nuk është në ditët e saj më të mira. Pas probleme me COVID dhe një dëmtimi, Strakosha po e shikon veten jashtë fushës së blertë dhe tashmë nuk është më në planet e trajnerit Filipo Inzaghi.
Portieri i kombëtares shqiptare nuk është grumbulluar në ndeshjet e fundit, pasi sipas klubit ai ka disa probleme fizike.
Strakosha ishte jashtë skuadrës së Lazios për ndeshjen kundër Parmës dhe Fiorentinës. Por mediat në Itali shkruajnë se portieri shqiptar që nuk po kalon një moment të mirë.
Tashmë Inzaghi preferon portierin tjetër Pepe Reina dhe jo shqiptarin. Për Strakoshën duket se do të jetë shumë e vështirë, pasi trajneri italian besohet se ka në plan që ta shesë atë që në merkaton e Janarit.
Më herët për portierin kuqezi ka pasur shumë kërkesa nga klube si në Itali dhe në kampionatet e tjera në Evropë.