Twitter vijon me “censurën” pas vendimit për të mbyllur llogarinë e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Në orët e fundit, kompania vendosi të çaktivizojë dhe 70 mijë llogari të tjera të lidhura me teorinë konspiracioniste QAnon.
Kjo lëvizje vjen pas sulmit të dhunshëm në Kongres nga mbështetësit e Trump, ku humbën jetën 5 persona dhe u arrestuan dhjetëra të tjerë.
Adhuruesit e QAnon kanë shpërndarë një numër të madh teorish të ndryshme dhe shpesh kontradiktore, por idetë themelore të platformës janë se një numër i madh politikanësh dhe personazhesh të famshme të botës së spektaklit bashkëpunojnë me qeveritë në të gjithë botën dhe kanë organizuar një rrjet të abuzimit me fëmijët.
Ndjekësit besojnë se, gjithashtu, ky grup është pjesë e përpjekjeve për të eliminuar presidentin, Donald Trump.