Akuzat e reja amerikane kundër Kinës e konsiderojnë përgjegjëse për fshehjen e së vërtetës për origjinën e koronavirusit.
Sulmi, i nisur nga sekretari i Shtetit Mike Pompeo, vjen ndërsa ekipi ndërkombëtar i OBSH-së ndodhet në Wuhan për të shqyrtuar rrënjët e pandemisë. Sipas Pompeos, sëmundjet e ngjashme me Covid-19 po qarkullonin që në vjeshtën e vitit 2019 midis anëtarëve të Institutit të Virologjisë në Wuhan, ku u identifikua virusi.
“Qeveria e SHBA ka të drejtë të mendojë se shumë studiues brenda institutit të virologjisë në Wuhan u sëmurën në vjeshtën e vitit 2019, para se të identifikohej rasti i parë i epidemisë me simptoma të ngjashme”, deklaroi Pompeo, ndërsa nxiti ekipin e OBSH-së të ushtrojë presion mbi qeverinë kineze mbi këtë informacion të ri.
Kjo bie ndesh me atë që tha Kina për infeksionet e pretenduara në stafin e Institutit të Wuhan. Studiuesi Shi Zhengli deklaroi se nuk kishte infeksione midis stafit dhe studentëve të institutit.
“Pekini vazhdon të fshehë këtë informacion jetësor që u duhet shkencëtarëve për të mbrojtur botën nga ky virus vdekjeprurës”, akuzoi Pompeo.