Politika Rama: Janë vaksinuar 369 mjekë dhe infermierë

Rama: Janë vaksinuar 369 mjekë dhe infermierë

Në 6 ditët e para të vaksinimit, 369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me Covid-19, e kanë kryer vaksinën.

Kryeministri Rama tha se ata janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinën anti-Covid.

Kreu i qeverisë tha se javë pas jave do të rritet gradualisht ritmi sipas planit të vaksinimit.

“369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me #COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimit”, shkruan Rama në Facebook.