Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë vendimin e Strasburgut për dëmshpërblimin e pronarëve të pallatit i cili u shemb nga qeveria Rama në vitin 2013.
I ftuar në “Zjarr tv” me Ismet Drishtin, Basha tha se e vetmja mënyrë që shqiptarët t’i shpëtojnë mospagimit të kësaj shumë është largimi i Edi Ramës.
“Ka një mënyrë, por Edi Rama qëndron mbi kurrizin e këtij populli. Dhe për sa kohë Rama qëndron mbi kurrizin e popullit, faturat e Ramës do ti paguajë Rama.
Që të mos paguhet kjo faturë populli duhet ta shkulë nga shpina Edi Ramën.
Prandaj populli duhet të bashkohet në 27 janar për të shkulur nga shpina Edi Ramën. Nëse nuk largohet Rama kjo faturë do të vijë duke u ngarkuar,” tha Basha.