Një 33-vjeçare e cila punonte si mësuese, ka hequr dorë nga profesioni i saj dhe ka nisur punën si modele seksi. Courney Tillia ka të gjithë arsimimin për mësuese, por së fundmi ka nisur të shesë online foto nudo.
Ajo thotë se në një javë fiton dyfishin e pagës së saj vjetore si mësuese. 33-vjeçarja nga Los Angeles, SHBA, është nënë e 4 fëmijëve.
“Mësuesit nuk fitojnë shumë dhe me 4 fëmijë ishte një luftë e madhe. Javën e kaluar unë fitova 85 mijë Dollarë, dyfishi i pagës vjetore si mësuese. Postoj video dhe foto, disa nudo, disa me të brendshme ose rroba banjo. Kam edhe kërkesa speciale nëse dikush dëshiron pak më shumë. Ndihem më mirë me veten se në kohën kur isha mësuese, nuk isha aspak e lumtur. Nuk kam turp për atë që bëj, njerëzit duan të paguajnë për të më parë, dhe unë duke bërë këtë kam ndryshuar jetën time”, thotë 33-vjeçarja.
Për 6 vite ushtroi profesionin e saj si mësuese në dy shkolla të ndryshme. Por shprehet se kishte rënë në depresion për shkak të punës.
Në vitin 2015 ajo dha dorëheqjen si mësuese duke i dhënë fund karrierës në mësimdhënie.