Fëmijët në një kopsht në Siberi zhvishen dhe i hedhin vetes ujë të ftohtë akull çdo ditë. Në kopshtin shtetëror numër 317 në Krasnoyarsk, edukatoret mendojnë se një praktikë e tillë ndihmon fëmijët që të mos sëmuren dhe mban larg viruset.
Dushin e ftohtë, fëmijët e bëjnë vetëm nëse temperaturat nuk janë më poshtë se -25 gradë Celsius.
Një video tregon se si fëmijët i hedhin vetes ujë të ftohtë me kovë, ndërkohë që mësohet se një praktikë e tillë ka lejen e prindërve.
Edukatorja Oksana Kabotko tha: “Ata që i hedhin vetes ujin e ftohtë janë më të balancuar dhe optimistë. Gjithashtu, kemi vënë re se mungojnë më pak në kopsht për shkak të sëmundjeve. Faktet janë kokëforta. Doktorët na kanë thënë që fëmijët që e bëjnë këtë, e kalojnë shumë më lehtë sezonin e gripit”.