“Mos u zemëroni me shiun. Bie në tokë sepse nuk di të shkojë për lart”.
—Vladimir Nabokov
“Ditët me shi duhet të kalohen në shtëpi, me një filxhan çaj dhe një libër të mirë”.
—Bill Watterson
“Të qullesh deri në kockë kur je vetëm është ftohtësi. Të dalësh në shi me mikun e ngushtë është aventurë”.
—Emily Wing
“Thuhet se shiu shkakton rrëmujë… në fakt kujdesen njerëzit për këtë”
—Barbara Delinsky
“Natën ëndërroj sikur ne të dy jemi bimë të rritura bashkë, rrënjëngatërruar, dhe sikur ti e njeh tokën dhe shiun sikur gojën time, sepse jemi lindur nga toka dhe shiu”.
—Pablo Neruda
“Nëse lutesh të bjerë shi, duhet ta pranosh edhe baltën, gjithashtu. Ajo shfaqet bashkë me shiun”.
– Denzel Washington