Tre vjet pas botimit të librit “Kur sunduesit grinden”, shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare vjen për lexuesin me një̈ libër të ri. “Kohë për rrëfim” është libri i ri që shtëpia Botuese “Onufri” do të hedh në treg më 28 janar, ditën e lindjes së shkrimtarit, një bisedë e gjatë me Alda Bardhylin.
“Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin, për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver. Ai diskuton edhe mbi përpjekjet për t’u arratisur, mbi periudhën si deputet dhe shpresat e tij pas shembjes së regjimit komunist në vitin 1990.
Kjo është seria më e shtjelluar e bisedave të mbajtura me Ismail Kadarenë, një bisedë mes një shkrimtari të rëndësishëm shqiptar dhe një studiueseje të re shqiptare, mbi dashurinë, letërsinë dhe historinë e shekullit XX, që do të bëjë jehonë përtej kufijve të vetë Shqipërisë”, shkruan në parathënien e këtij libri, shkrimtari I njohur anglez Jason Goodwin.