Vetëm dy ndeshje skualifikim për Antonio Conten pas frazave fyese të përdorura ndaj gjyqtarit Maresca pak minuta para fundit të duelit mes Udineses dhe Interit. Gjykatësi sportiv Gerardo Mastrandrea përveç skualifikimit prej dy ndeshjesh ka vendosur ta ndëshkojë edhe me një gjobë prej 20 mijë eurosh trajnerin e Interit. Conte do të ndjekë nga tribuna dy sfidat e ardhshme të Interit në kampionat, respektivisht ndaj Beneventos dhe Fiorentinës për t’u kthyer në stol në sfidën delikate ndaj Lazios.
Ky i fundit nuk është kursyer as ndaj menaxherit të klubit të Interit Lele Oriali të cilin e ka pezulluar me një ndeshje. Mbetet për t’u parë nëse klubi zikaltër do të apelojë vendimin e gjykatësit sportiv, megjithatë pritej një dënim më i rëndë për Conte-n.