Aktualitet Ndër mjekët e parë që u vaksinua, Pëllumb Pipero infektohet me Covid-19

Ndër mjekët e parë që u vaksinua, Pëllumb Pipero infektohet me Covid-19

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero ishte ndër të parët që u vaksinua me vaksinën e Pfizer anti-Covid dy javë më parë, por rezulton që të jetë infektuar me koronavirus.

Simptomat e para iu shfaqën një ditë më parë dhe pas testit për Covid-19 rezultoi që të jetë i infektuar. Pipero ndodhet i karantinuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Pëllumb Pipero mori vetëm një dozë të vaksinës anti-Covid dy javë më parë. Për këtë arsye, vaksina nuk ka qenë plotësisht efektive, kjo për shkak edhe të kohës që i duhen të paktën 2 javë për të dhënë efekt.