Gjatë pjesës së parë të derbit Inter-Milan, pati një përplasje epike mes Zlatan Ibrahimovicit dhe Romelu Lukakut. Dy qendërsulmuesi, pikat më të forta të të dyja skuadrave, u përballën kokë më kokë, me belgun që u duk i tërbuar nga një fjali e gjigantit suedez.
Për të shuar sherrin, u desh ndërhyrja e futbollistëve të të dyja skuadrave, por Ibra e Lukaku dëgjoheshin duke kërcënuar njëri-tjetrin se do të zgjidhnin gjithçka në dhomat e zhveshjes.
Përplasja mësohet se ka vijuar edhe në pushimin mes pjesëve në ambientet e brendshme të “San Siros”. Për fat të mirë, ata u ndanë në tunel dhe nuk pati më probleme. Një tension i akumuluar që kur të dy sulmuesit ishin pjesë e Manchester United, por që shpërtheu në derbin e Milanos.
Në minutën e 58-të, një ndërhyrje nga prapa e Ibrahimoviçit ndaj Kolarov i kushtoi atij të verdhën e dytë e për rrjedhojë daljen nga fusha, episod që ndryshoi rrjedhën e lojës.
Por cila ishte fraza e Ibras që tërboi Lukakun? Ibrahimoviçi do ta përkeqësonte situatën me një provokim, që i referohej një ngjarjeje të përfolur në të kaluarën: “Kthehu tek m*ti yt “voodoo” (pelegrinazh fetar në Afrikë), gomar”. Suedezi po u referohej deklaratave të Farhad Moshiri, pronarit të Evertonit, i cili, në vitin 2018, tha se sulmuesi vendosi të mos rinovonte, por të shkonte te Chelsea “sepse mori një mesazh nga nëna e tij në telefon, e cila ndodhej në Afrikë, për pelegrinazh”. Në fakt, Lukaku, në atë kohë, nuk firmosi as për Chelsea-n, duke iu bashkuar Manchester United.
Lukaku, nga ana e tij, i prekur nga ofendimi i Zlatanit, iu drejtua me fjalë fyese para se të largohej nga fusha: “Po flet për nënën time? Të q* ty dhe gruan tënde!”
⚽ Lo scontro verbale tra #Ibrahimovic e #Lukaku durante il derby di Coppa Italia#calcio #InterMilan #CoppaItalia pic.twitter.com/po2EnarQ5f
— RaiSport (@RaiSport) January 26, 2021