Mjeku mikrobiolog Andi Koraqi ka folur në Ditari në A2 CNN edhe për prekjen nga koronavirusi të mjekut Pëllumb Pipero, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës në vendin tonë. Në këndvështrimin e tij Koraqi thekson se të gjitha vaksinat kanë për qëllim prodhimin e një virusi që nuk shkakton sëmundje, por trupi e njeh si virus si agjent patogjen ARN mesazhere.
“Duhet të jemi të kujdesshëm me termin infektim. Unë dhe Pipero kemi bërë një vaksinë që përmban një pjesë të një virusi që futet në organizëm dhe amplifikon veten e vet, që përkthehet në proteinë dhe antigen për prodhimin e antitrupave. Qëllimi i të gjithë vaksinave me virus të dobësuar dhe ato me teknologji më të re si Pfizer me ARN kanë për qëllim prodhimin e një virusi që nuk shkakton sëmundje, por trupi e njeh si virus si agjent patogjen ARN mesazhere. Qelizat që e kanë prodhuar këtë Spike çahen dhe bashkë me proteinat Spike dalin pjesë të ARN-së së virusit dhe nëse bëjmë një analizë PCR ne shohim këtë pjesëz ARN që është e njëjtë me atë që është futur në qelizë. Mund të mos ketë dedektuar praninë e qelizave, por të ARN mesazhere”.
Megjithatë, shprehet Koraqi, kjo mbetet për t’u provuar pasi nuk është raportuar në raportet e Pfizer. Sipas tij kur merr dozën e parë individi nuk është 100% i mbrojtur.
“Kjo është për t’u provuar se nuk është raportuar në raportet e Pfizer. Kur bën dozën e parë individi nuk është 100% i mbrojtur dhe mund të infektohet”.