Çdo pozicion gjumi tregon diçka për ju. Njeriu e kalon 1/3 e jetës duke fjetur, prandaj bën sens që mënyra si flini flet për shumë edhe për natyrën tuaj kur jeni zgjuar. Sipas ekspertëve, postura e trupit tonë dhe lëvizjet që bëjmë gjatë natës tregojnë çfarë ndjejmë dhe çfarë po na ndodh në mënyrë të pandërgjegjshme.
Ata që flenë në anë janë mendje hapur!
Nëse gjatë natës ti mban vetëm anën tënde, je në rrugë të mbarë! Sipas kërkuesve thuhet se zakonisht këtë lloj pozicioni e preferojnë të rriturit. Nëse vendosni edhe krahët tuaj në anë, duhet të jeni njeri që i merrni gjërat lehtë, por edhe shumë i besueshëm në të njëjtën kohë. Zakonisht, të tillë njerëz e marrin ditën (dhe jetën) si ti vijë!
Ata që flenë barkas kërkojnë rehati!
Njerëzit që flenë në pozicionin e preferuar të bebeve (përmbys) lexohen si njerëz të cilët në fund të ditës shkojnë drejt gjërave që ju japin rehati. Ky është gjithashtu një tjetër pozicion i famshëm dhe më i përhapur tek gratë. Ju që preferoni këtë pozicion vlerësoni shumë shoqërinë e vetes tuaj prandaj kërkoni lumturinë tek çdo gjë që ju jep komfort dhe siguri.
Pozicioni “rënie e lirë”
Nëse flini barkas me duart e hapura rreth jastëkut, padyshim që jeni njerëz të guximshëm dhe shumë socialë. I shijoni situatat e reja dhe jeni gjithnjë në kërkim të aventurave. Sipas ekspertëve, të tillë njerëz janë të prirur për t’u përballur edhe me ankthin për shkak të emocioneve apo gjërave që shpesh i dalin jashtë kontrollit gjatë ditës.
Ata që flenë me shpinë kanë pritshmëri të mëdha
Të flesh me shpinë dhe duart drejt ose siç njihet ndryshe (pozicioni ushtarit) tregon se prisni shumë nga të tjerët, por edhe nga vetja. Ky pozicion thotë se jeni të rezervuar dhe shumë të përmbajtur.
E fjetura me shpinë dhe duart e hapura
Ju që flini me kurriz dhe duart e hapura rreth jastëkut dhe kokës suaj, keni gjasa të keni shumë miq rreth vetes. Jeni të besueshëm, dëgjues të mirë, partnerë bujar dhe nuk vuani për vëmendje. Nëse ndani shtratin me dikë dhe flini sërish në këtë pozicion, tregon se jeni ju dominanti në një marrëdhënie.
Ata që duan të flenë të përqafuar
Nuk ka rëndësi nëse përqafoni partnerin apo jastëkun, ju thjesht doni të përqafoni dikë! Jeni shumë të ngrohtë dhe të lidhur me partnerin tuaj emocionalisht.