Lazio ka zbritur me këmbë në tokë Atalanta-n në Serie A, duke u hakmarrë pas eliminimit nga Kupa e Italisë vetëm 4 ditë më parë.
Kryeqytetasit triumfuan 1-3 në transfertë dhe goli i tretë i ndeshjes u shënua nga Vedat Muriqi, i cili realizoi ndaj Atalanta-s edhe në ndeshjen e Kupës.
Në ndeshjet e tjera të së dielës në Serie A, Cagliari-Sassuolo u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Crotone u mund 0-3 në shtëpi nga Genoa.
Pas javës së 20, Serie A vijon të udhëhiqet nga Milani me 46 pikë, ndërsa Interi renditet i dyti me dy pikë më pak