Ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla pranon defektet e reformës në arsim, por e quan nihilist moderatorin e emisionit “A Show” në News 24 Adi Krastën.
Ndërsa Krasta, teksa shprehet se mësuesit janë të pa trajnuar dhe të keq vendosur, ia kthen ministres dhe thotë se nuk është gjë tjetër veçse realist.
Krasta: Mësuesit në Shqipëri janë të keqvendosur, të pa trajnuar…Mund të kem unë një motiv të brendshëm armiqësor karshi reformës dhe ministrisë.
Nikolla: Jo, je nihilist
Krasta: Jam nihilist si natyrë, në 2012 nuk isha nihilist apo u bëra në harkun e këtyre viteve, se mund të ndodhë edhe kështu.
Nikolla: Në këto momente më rezulton shumë nihilist… Ja po ta them mësuesit janë keqpërdorur, keqformuar
Krasta: Unë jam realist madam, nuk jam nihilist.