Kryesore Numër i lartë vdekjesh dhe rastesh të reja me Covid në Shqipëri

Numër i lartë vdekjesh dhe rastesh të reja me Covid në Shqipëri

Vazhdon të mbetet i lartë numri i rasteve të reja dhe vdekjeve nga Covid. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2960 teste, nga të cilët 865 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar: 421 raste në Tiranë, 55 në Fier, 39 në Lushnje, 35 në Durrës, 29 në Kurbin, 26 në Vlorë, 23 në Sarandë, 22 në Delvinë, 20 në Elbasan, 17 në Shkodër, 16 në Berat, nga 14 raste në Kavajë, Gjirokastër, Divjakë, Kuçovë, 13 në Mallakastër, nga 9 raste në Lezhë, Gramsh, 8 në Peqin, nga 7 raste në Mirditë, Malësi e Madhe, 6 në Kukës, 5 në Rrogozhinë, nga 4 raste në Kamëz, Dibër, Skrapar, Cerrik, nga 3 raste në Prrenjas, Konispol, nga 2 raste në Librazhd, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Bulqizë, Memaliaj, Kolonjë, nga 1 rast në Korçë, Tropojë, Mat, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Shijak, Poliçan.

Viktimat- Po ashtu në 24 orët e fundit e kanë humbur betejën me Covid dhe 13 qytetarë. Viktimat janë: 9 qytetarë nga Tirana, 1 qytetarë nga Mati, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 60-80 vjeç.

Situata në spitale- Në 24 orët e fundit janë shëruar 498 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 47,922 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 365 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.