Kryeministri Edi Rama u shpreh këtë të martë se vazhdon të besojë tek “çuarja për skrap e LSI-së”. Ai u shpreh se ky projekt ishte i përbashkët bashkë me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, por ky i fundit e tradhtoi.
“LSI është projekt që duhet zhbërë”, tha Rama, ndërsa shtoi se kjo parti është një sistem që duhet çmontuar.
“Ti duhet të tërhiqesh pa pranuar unë gabimin. Çuarja për skrap e LSI praktikisht ishte projekt i përbashkët me Lulzim Bashën, por i tradhtuar nga Basha se unë nuk e kam tradhtuar projektin, unë vazhdoj të besoj tek projekti. Ishte ai që e ndau me demokratët domosdoshmërinë për ta çuar LSI-në për skrap që nuk do të ketë më matrapazllëqe me LSI-në dhe sot është një aksioner në SHPK-në e 4 ortakëve, ku ai është ortak minorance se ortakët kryesorë janë Saliu dhe Ilir Meta. LSI është projekt që duhet zhbërë. Unë besoj, kam besuar më përpara de do besoj se nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemet, por sistemet njerëzit. Besoj se LSI-ja është sistem që duhet çmontuar komplet. E kam besuar dhe e besoj”, tha Rama.