Saturni po devijon aksin e rrotullimit. Ky fenomen, pothuajse i pahasur në univers, po ndodh pikërisht me Zotin e Unazave, planet mjaft i madh i sistemit diellor. Shkaku është largimi i satelitëve të tij, kryesisht atij më të madhit, Titanit, që është edhe sateliti natyral më i madh i sistemit tonë.
Kështu Titani po ushtron një forcë kaq të madhe mbi planetin e tij, gjë që sjell pikërisht devijimin e aksit të Saturnit. Zbulimi mban firmën e kërkuesve të universitetit CRNS të Sorbonës në bashkëpunim me atë të Pizës. Ekspertët theksojnë se migrimi i të gjithë satelitëve nga planeti mëmë, veçanërisht i Titani, pavarësisht se po ndodh në mënyrë graduale, po verifikohet në mënyrë më të shpejtë sesa mendohej deri më sot nga astronomët.
Në studim theksohet, se Saturni, për 3 miliardë vjet pas krijimit ka mbajtur një inklinim shumë të ulët dhe devijimi i aksit të rrotullimit ka nisur rreth 1 miliardë vjet më parë, si pasojë pikërisht e largimit të satelitëve të tij dhe forcës që këta kanë ushtruar mbi të.