Gazetari Blendi Fevziu ndau këtë të mërkurë në rrjetet sociale një fotografi të rrallë kur ishte fëmijë.
Imazhi i përket mesit të viteve 70-të, kur fotot, siç thotë edhe vetë gazetari, ishin shumë të rralla.
Në të ai pozon bashkë me prindërit e tij, ndërsa ndjekësve nuk mund t’i shpëtonte detaji që Fevziu në foto shfaqet pranë ekranit të televizorit. “Sikur ta dinin që ti do bëheshe pjesë e botës së TV”, shkruajti një prej komentuesve, për drejtuesin e “Opinion”.
Diku ne mes te viteve ‘70 – te kur fotot ishin kaq te rralla dhe prinderit me vinin te pozoja mes tyre.
Posted by Blendi Fevziu on Wednesday, 3 February 2021