Mila Kunis dhe Ashton Kutcher, janë bashkë prej 15 vitesh dhe e kanë provuar disa herë që strategjitë e tyre në çift funksionojnë. Së fundmi, vendosën të pranonin të ishin pjesë e një reklame, për arsyen më të lezetshme: dy ditë “liri” larg fëmijëve të tyre, 6 dhe 4 vjeç.
“Është budallallëk në fakt. Unë dhe Ashton nuk punojmë kurrë bashkë. Domethënë kemi punuar dikur, por në mes të karantinës na vjen kjo ofertë dhe ndërkohë që qeshnim, vendosëm ta pranojmë. Kishim ngecur në karantinë për më shumë se 9 muaj me fëmijët dhe vetëm kur menduam ato dy ditë liri, dy ditë pushimi, vendosëm ta pranojmë.”- u shpreh aktorja.
Ndër të tjera, Kunis tha se nuk ka qenë kurrë më parë më e lumtur sesa tani që zgjohet në orën 5 për të shkuar në punë. Askush më mirë se prindërit s’e kupton çiftin, kur thotë se përtej shakave, e kanë shumë të vështirë të ndahen nga të vegjlit.
“Karantina na bëri shumë të varur prej njëri-tjetrit. Gjatë gjithë kohës ishim: “Ku po shkon?” dhe nëse shkonim deri në banjë. S’e kemi lënë njëri-tjetrin për asnjë sekondë. Është shumë e çuditshme edhe për ta tani që na duhet të shkojmë në punë. Kishin harruar që dikur dhe ne dilnim nga shtëpia”.