Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Rusia nuk dëshiron dialog konstruktiv me Europën.
Në një deklaratë në Twitter, Borrell nënvizoi edhe njëherë se vizita e tij në Rusi “theksoi se ky shtet nuk dëshiron të shfrytëzojë mundësinë për të pasur një dialog më konstruktiv me Bashkimin Europian“.
“Kjo është për të ardhur keq dhe ne do të duhet të nxjerrim pasojat”, u shpreh ai më tej.
Ndërkohë, Borrell ka refuzuar të përjashtojë sanksionet e mëtejshme ndaj Moskës, për trajtimin e liderit të opozitës Alexei Navalny.
Më herët shefi i politikës së Jashtme ka deklaruar se Europa dhe Rusia janë “larguar” pas një vizite “të komplikuar” në Moskë, sidomos pas dëbimit të tre diplomatëve të BE-së nga Moska.
Gjithashtu Borrell ka deklaruar se marrëdhëniet midis Evropës dhe Rusisë kanë qenë “të ulëta për një numër vitesh dhe janë përkeqësuar edhe më shumë që kur Navalny u helmua dhe për këtë fajësoi shtetit rus”.
Marrëdhënia mes BE-së edhe Rusisë u acarua edhe më shumë kur ministria e jashtme ruse dëboi diplomatët nga Gjermania, Polonia dhe Suedia sepse ata morën pjesë në demonstrata në mbështetje të Alexei Navalny.
Gjykata ruse e ka dënuar Navalny me 3,5 vjet burg për akuzat se kishte shkelur dënimin me kusht, ndërsa ishte duke u rikuperuar në Gjermani nga helmimi me agjent nervor.
Sipas vendimit të Gjykatës, 44-vjeçari do të kryejë 2,5 vite burg, pasi i janë hequr 10 muaj arrest shtëpie të kryera tashmë prej tij.