Prokuroria e Posaçme është duke kryer hetime intensive për sa i përket dosjes “Ndragheta” të mbërritur një javë më parë në institucionin e akuzës.
Sipas Klan News, prokuroria ka kërkuar shkresa nga Agjencia e Prokurimit Publik, për hetimin e nisur pas përgjimeve në Itali.
Sipas informacioneve SPAK ka kërkuar listën e tenderëve që janë dhënë nga viti 2013 e deri më sot. Mësohet se hetuesit kanë kërkuar informacion mbi tenderët qe përmenden në përgjime
Ndërkohë SPAK ka marrë listën e përkthyesve në Ministrinë e Drejtësisë për të përkthyer në shqip materialet e dosjes së “Ndrangheta-s”.